Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Në takim, ndër të tjera, u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
Konjufca e falënderoi Ambasadorin Angili për bashkëpunimin dhe i vlerësoi të shkëlqyera marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë, derisa theksoi se ato burojnë nga miqësia e kahmotshme, partneriteti strategjik dhe respekti i ndërsjellë.
Kreu i Kuvendit po ashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur që Turqia mike i ka dhënë në vazhdimësi Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe anëtarësimit në institucione dhe organizata ndërkombëtare.
Konjufca dhe Ambasadori Angili ritheksuan gatishmërinë për intensifikimin e raporteve dypalëshe dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...