Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka dënuar vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku nga sulmet terroriste serbe të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Hill tha sot në Beograd se përshkallëzimi i dhunës në Banjskë është një ngjarje tragjike dhe se po shqyrtohen hapat e mëtejshëm.
“Të gjithë duhet ta dënojmë vrasjen e një pjesëtari të policisë së Kosovës dhe të mbajmë zi për humbjen e jetëve, por duhet të vazhdojmë me procesin politik”. Proceset janë duke u zhvilluar për të inkurajuar dialogun,” tha Hill në debatin publik “Mjedisi gjeopolitik në ndryshim dhe sfidat ndaj rendit juridik ndërkombëtar”, tha Hill, shkruan Danas transmeton Arbresh.info
Hill tha gjithashtu se procesi diplomatik duhet të forcohet në ditët dhe javët në vijim.
“Kjo situatë po trajtohet shumë seriozisht dhe po bëhen diskutime të shumta se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerren”, tha ai.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin