Google ADS

Tahiri: Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës

13:08 | 26 Shtator 2023
E.H

Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri ka pritur sot në takim dy juristë eminent nga Këshilli i Evropës, Dr. Thomas Markert dhe Dr. Sia Spiliopoulou Åkermark.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri tha se juristët po qëndrojnë në Kosovës për të vlerësuar vendin tonë në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE, shkruan Arbresh.info.

“Në takim theksova se Kosova për nga aspekti legjislativ është vend që ka sistem të avancuar të promovimit të vlera të të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sundimit të ligjit. Rruga jonë e ndërtimit të shtetit është e bërë në bashkëpunim të plotë me BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare. Në fund konkludova se Kosova e ka vendin në këtë institucion, qytetarët e saj e meritojnë të kanë qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme