Google ADS

Avokati i Dushan Maksioviqit: Do të ankohemi për masën e paraburgimit

12:58 | 26 Shtator 2023
A Z

Avokati i Dushan Maksioviq, tha se do të paraqesë ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj klientit të tij.

Ai ka bërë të ditur se klienti i tij nuk ka qenë në gjendje që të jap deklaratë, ngase ishte i shqetësuar për gjithçka që ka ndodhur.

“Dushan Maksimoviqit sot i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ne do të parashtrojmë ankesë. Paralajmëroj për nesër ankesë dhe do ta shohim se si gjykata do ta trajtoj këtë ankesë tonën. Dushani dje nuk ishte në gjendje të jap deklaratë. Ishte pak i shqetësuar. Gjykimi është i mbyllur për opinionin dhe askush nga ne nuk ka autorizim që të jap detaje. Mendoj se ai do t’i thotë të gjitha për rastin”, tha Dejan Vasiq./Arbresh.info/

 

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulme terroriste në Banjskë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme