Google ADS

Haradinaj: Serbia ka ekzekutuar fëmijë disa muajsh e pleq mbi 90 vjeç, askush nuk u dënua

10:55 | 26 Shtator 2023
E.K

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdari dhe familjen Deliu në 25 vjetorin e rënies në Masakrën e Abrisë.

“25 vjet nga rënia heroike e luftëtarëve të lirisë, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari. Mësuesi me dy nxënësit e tij, që nuk lëshuan pozicionet deri në frymën e fundit, për të mbetur frymëzim trimërie në rrugën drejt lirisë”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Arbresh.info.

Kreu i AAK, po ashtu ka kujtuar familjen Deliu e cila ishte ekzekutuar nga forcat serbe.

“Po atë ditë, në Abri forcat serbe ekzekutuan familjen Deliu, duke mos kursyer askënd, nga foshnja disa muajshe e deri te plaku 94 vjeçar. Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre! Të paharruar janë ata që sakrifikuan për Atdheun! Nderimi për ta do të jetë i përhershëm”, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info/

Të ngjashme