Një veturë është djegur sot pas mes-natës në Leposaviq, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ankuesja ka raportuar se në kohën e incidentit ka parë dy persona me kapela duke ikur në drejtim të panjohur.
Në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse për trajtim të rastit
Rasti është nën hetime.
“Leposavic – 26.09.2023 – 00:00. Nga ankuesja femër kosovare është raportuar se para shtëpisë së saj i është djegur vetura, pronë e bashkëshort i saj, e njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Po ashtu në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i lartcekur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
“Të kthehemi më të fortë”, Flick flet pas humbjes së Barcelo...
Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfisku...
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...