Kurti: Autorët e sulmit terrorist vepruan me mbështetjen e shtetit serb

23:48 | 25 Shtator 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ritheksuar se grupi terrorist ka pasur mbështetjen e shtetit serb në sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në X, Kurti ka thënë se për këtë Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponzorizimin e dhunës në territorin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara nga Policia e Kosovës. Operacioni antiterror i pas sulmit të djeshëm – nuk lini vend për dyshime: Autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës.”, ka shkruar Kurti../Arbresh.info

Të ngjashme