Google ADS

Një muaj paraburgim ndaj njërit nga të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

23:07 | 25 Shtator 2023
E.G

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji njërit nga sulmuesit serbë me iniciale V.T i cili gjatë ditës së djeshkme është dërguar në QKUK për trajtim.

Sipas njoftimit, i pandehuri dyshohet të ketë kryer veora të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPKS – së dhe kryerja e veprave terroriste nga neni129 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK), duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit V.T, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPKS – së dhe kryerja e veprave terroriste nga neni129 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, njofton Gjykata.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.T dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.”, thuhet në njoftim.

“Masa e paraburgimit është caktuar  në harmoni me nenin 182 të KPPRK dhe nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 dhe paragrafit 1.3 të KPPRK-së.”, bën të ditur Gjykata Themelore.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme