Udhëtarët serbë s’e lejuan aterimin e aeroplanit në Prishtinë në ditën e sulmit ndaj Policisë së Kosovës

19:29 | 25 Shtator 2023
E.G

Gazetari kroat, Zoran Kusovac, ka treguar se si një numri të madh udhëtarësh serbë gjatë një fluturimi nga Duseldorfi në Beograd, janë panikosur kur morën vesh se aeroplani i tyre do të aterojë në Prishtinë për shkak të kushteve të motit.

Ky rast thuhet të ketë ndodhur të dielën, dje, në ditën kur një grup kriminelësh serbë sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, sulm nga i cili humbi jetën rreshteri, Afrim Bunjaku, u plagos Alban Reshitaj dhe u lëndua një tjetër zyrtar policor, shkruan Arbresh.info.

Shkaku i ndodhive, pasagjerët alarmuan për mundësi të trazirave, çka edhe e ka shtyer kapitetin që, në vend se të aterojë në Kosovë, të fluturojë drejt Budapestit.

“Pasi dëgjuan për destinacionin e ri, pasagjerët, shumica serbë, u çmendën. Ekuipazhi alarmoi kapitenin për mundësinë e trazirës dhe fluturimi u kthye drejt Budapestit”, ka shkruar ai në X./Arbresh.info

Të ngjashme