Google ADS

Balla në varrimin e policit të vrarë: Përulje dhe nderim

19:40 | 25 Shtator 2023
E.G

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka marrë pjesë në ceremoninë mortore në të cilën iu dha lamtumira e fundit rreshterit, Afrim Bunjaku i cili humbi jetën gjatë sulmeve në Banjskë të Zveçanit.

“Përulje dhe nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, shkroi Balla, përcjell Arbresh.info.

Në ceremoninë  evarrimit të pranishëm ishin edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministr, Albin Kurti, kryeparlamentari, Glauk Konjufca ashtu si dhe krerë të tjerë të shtetit të cilët morën pjesë në nderimin e policit të rënë në detyrë.

Po ashtu, Presidentja, Vjosa Osmani ka shpallur policin e rënë, “Hero i Kosovës” ./Arbresh.info

 

Të ngjashme