Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka prezantuar arsenalin e armëve të konfiksuara dje gjatë sulmit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku, rreshter i policisë.
Në mesin e armëve të prezantuara shihet edhe një material me mbishkrimin “KFOR” i cili dyshohet të jetë përdorur nga sulmuesit për tu kamufluar si pjesëtarë të KFOR-it në mënyrë që të veprojnë më lehtë, shkruan Arbresh.info.
Armët e konfiskura janë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këto armë dhe përgatitje kanë qenë aq sa për qindra sulmues.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka treguar se gjatë operacionit të djeshëm janë gjetur:
Vetura xhip – 24 copë,
Motorë 4×4 – 2 copë
Mina kundër këmbësorisë – 8 copë,
Zolla të mbushura – 29 copë
Zolla të përdorura – 7 copë
Predha minahedhësish
Eksploziv dinamit – 150 copë
Armë e gjatë mitraloz – 6 copë
Antiplumba – 21
Dronë – 3 copë
Dylbi nate – 15
Radiolidhje – 32 copë
Uniforma ushtarake – 115
Harta nga sateliti – 6 copë
Harta topografike – 3 copë
Maska – 23
Sopata – 8
Ushqime të shumta, medikamente mjekësore, telefona smart – 32 copë, sim kartela – 32 copë dhe kartëmonedha në euro prej dinarëve të Serbisë – 1800 kartëmonedha./Arbresh.info
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...