Vodhi gjësende dhe para të gatshme, arrestohet prizrenasi

14:45 | 25 Shtator 2023
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se ishte i përfshirë në një vjedhë të rëndë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se F.M me datën22.09.2023 me një kioskë në qytetin e Prizrenit ishin vjedhur gjësende dhe një shumë e parave të gatshme.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Prizren me datën 24.09.2023 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin F.M. (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar shqiptar). Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në një rast vjedhje e rënda i ndodhura me datën 22.09.2023, me të cilin rast nga një kioskë në qytetin e Prizrenit ishin vjedhur gjësende dhe një shumë e parave të gatshme. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, njofton policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme