Manastiri i Deçanit ka reaguar sërish për sulmin terrorist në veri, duke thënë se po përhapen dezinformata dhe lajme të rreme lidhur me këtë ngjarje.
Përmes një postimi në platformën ‘X’ nga faqja zyrtare e Manastirit të Deçanit, thuhet se Policia e Kosovës ka gjetur armë vetëm brenda veturave të braktisura nga sulmuesit serb afër manastirit të Banjskës, shkruan Arbresh.info.
“Ka një rritje të dezinformatave dhe lajmeve të rreme që po përhapen për ngjarjet tragjike të djeshme në Kosovë. Përfaqësues ndërkombëtarë kanë konfirmuar se Policia e Kosovës pas një kontrolli dje pasdite ka zbuluar armë vetëm brenda veturave të braktisura të sulmuesve të armatosur afër manastirit. Siç thuhet në deklaratën e djeshme të kishës, personat e armatosur me maska kishin thyer portat e mbyllura të manastirit dhe kishin shkëmbyer zjarr me policinë”, thuhet në reagimin e tyre.
Manastiri i Deçanit tutje thekson se brenda Manastirit të Banjskës dhe përreth tij nuk është gjetur asnjë armë.
Ata më tej bëjnë të ditur se pelegrinët që ishin brenda Manastirit do të largohen sot për në shtëpitë e tyre.
“Në bastisjen brenda Manastirit dhe ambienteve të tij, nuk është gjetur asnjë armë sipas burimeve ndërkombëtare në Kosovë. Kisha nuk kishte absolutisht asgjë me këto ngjarje tragjike dhe murgjit me pelegrinët u kapën vetëm në mes të zjarrit. Falë Zotit, askush në Manastir nuk u lëndua. Pelegrinët pritet të largohen sot për në shtëpi”, thuhet mes tjerash në reagimin e Manastirit të Deçanit./Arbresh.info
There is a surge of misinformation and fake news spreading about the tragic events in #Kosovo yesterday. International representatives confirmed that the Kosovo Police after a search yesterday afternoon only discovered weapons inside the abandoned vehicles of the armed attackers… pic.twitter.com/WRTPnw5xzz
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) September 25, 2023
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...