Për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun i cili u vra të dielën në veri, po mbahet një mbledhje komemorative në Prishtinë.
Në mbledhje, po marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit kosovar, raporton Arbresh.info.
Vajza e rreshterit të vrarë, Arbenita Bunjaku mes lotëve kujton babin e saj teksa thotë se ai është flijuar për lirinë e vendit.
Arbenita u shpreh se ndihet krenare për veprën e babit të saj.
“Heroi im babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty, para kohe mbeta jetim kurrë se kam besuar. Ikja jote na la një plagë, si të jetoj unë pa ty. Hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pashë”.
“Si të jetojmë pa ty. Babi ti ishe një njeri i dashur, ku e flijove vetën për liri, për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenar për ty me heroizmin tënd”, tha ajo.
Reshteri Afrim Bunjaku pas vetës la tre fëmijë dhe gruan, një vajzë dhe dy djem./Arbresh.info/
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...