Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media rreth aksionit të së dielës në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një rreshter i policisë, një u plagos dhe dy të tjerë u lënduan si dhe u vranë tre terroristë serbë dhe gjashtë të tjerë u arrestuan.
Konferenca do të mbahet pas ekspozimit të armëve që kanë konfiskuar nga grupi kriminal serbë, raporton Arbresh.info.
“Referuar zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në fshatin Banjskë, Policia e Republikës së Kosovës organizon konferencë për media në lidhje me zhvillimet në veri të vendit si dhe në konferencë do të prezantohen arsenal armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike të konfiskuara nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, nga sulmi terrorist i bandave kriminale serbe mëngjesin e së dielës në veri, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa polici Alban Rashiti u plagos dhe dy të tjerë morën lëndime trupore.
Polici i plagosur Alban Rashiti është operuar me sukses në Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku i është hequr predha nga krahasori i majtë.
Ndërkohë, tre nga sulmuesit serbë mbetën të vrarë nga Policia e Kosovës, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan. /Arbresh.info/
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...
Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në ...