Ardian Ismajli lëndohet, Silvynho në ethe para ndeshjes me Çekinë

11:50 | 25 Shtator 2023
KRG

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Republikën e Çekisë më 12 tetor në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Mirëpo tani kanë filluar të shfaqin probleme tek skuadra kuqezi, shkruan Arbresh.info.

Njëri ndër lojtarët kyç tek Shqipëria, Ardian Ismajli ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit  me skuadrën e tij, Empoli.

Ismajli është obliguar të largohet nga ndeshja në minutën e 51-të, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.

Stafi mjekësor i skuadrës italiane, ende nuk kanë dalë më deklaratë zyrtare për të treguar shkallën e lëndimit.

Te kombëtarja dhe Empoli stafet teknike shpresojnë që Ismajli të mos ketë një dëmtim serioz dhe të rikthehet në fushë sa më shpejt, gjithsesi deri në kryerjen e analizave Sylvinho mbetet në “ankth”. /Arbresh.info/

 

Të ngjashme