Trashëgimtari i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq në krye të Partisë Socialiste të Serbisë, aktualisht në shërbim të Vuçiqit, si ministër i jashtëm serb, Ivica Daçiq sot është deklaruar në lidhje me sulmin e terroristëve serbë ndaj policisë në veri të Kosovës pranë manastirit të Banjskës, në të cilin u vranë dhe u plagosën disa persona, se “pyetja më e rëndësishme është se çfarë ka kërkuar Policia e Kosovës atje, sipas cilit ligj dhe sipas cilit dokument”.
Daçiq, ka thënë televizionit e regjimit serb “TV Përva” se “të gjitha veprimet e Policisë së Kosovës duhet të “paralajmërohen”, dhe se sipas marrëveshjeve nga Brukseli, “aty ku jetojnë serbët, policia e Kosovës duhet të përbëhet nga serbët”, transmeton Paparaci.
“Pse nuk e lanë KFOR-in të merret me këtë situatë”, pyet Daçiq.
Ai ka pretenduar se KFOR-i “absolutisht ka mundur ta parandalojë konfliktin e armatosur të djeshëm”.
“Ku ka ndonjë dëshmi se Beogradi është i përfshirë – nuk ka. Ne dënojmë vrasjen e policit shqiptar, kjo nuk është në interes të serbëve”, ka pretenduar Daçiq.
Ai ka fajësuar kryeministrin Kurti për incidentin, duke thënë se ai “dëshiron të provokojë luftë”.
“Përshkallëzimi i tillë mund të çojë në konflikte që nuk mund të ndalen më”, i përsërit Daçiq kërcënimet boshe të shefit të tij.
Ai ka pretenduar se Serbia “është për vazhdimin e dialogut” me Prishtinën, por “për respektimin e parimeve për të cilat janë pajtuar dhjetë vjet më parë”.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...