Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr sot pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të policit të rënë në detyrë, rreshter Afrim Bunjakut.
Kështu ka bërë të ditur zyra për kryeministrin përmes një komunikate për media.
Për nder të rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, sot do të mbahet mbledhje komemorative .
Mbledhja komemorative do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës në ora 12:30, raporton Arbresh.info.
Kjo mbledhje do të mbahet nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës.
LEXO EDHE:
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan