Rrahmani mund të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit

10:28 | 25 Shtator 2023
KRG

Ylli i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është duke pasur probleme me lëndimet në sezonin e ri në Itali.

Rrahmani së pari ishte lënduar në ndeshjen e kombëtares ku “Dardanët” ishin përballur me Rumaninë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, shkruan Arbresh.info.

Megjithatë ky lëndim, nuk e ndaloj 24-vjeçarin që të mos luaj ndaj Bragës me fanellën e Napolit, mirëpo në këtë ndeshje është detyruar të dal jashtë në minutën e 13-të ku edhe nuk ishte në formën më të mirë të tij.

Pas ekzaminimeve të lojtarit, mjekët kanë zbuluar se mbrojtësi ka pësuare një tërheqje muskulorë të kofshës në këmbën e majtë.

Sipas “Corriere dello Sport” ka raportuar se Amir Rrahmani mund të mungojë deri në katër ndeshje, përfshirë edhe ndeshjen ndaj Real Madridit e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Në raporton e fundit të ushtrimeve, Napoli ka njoftuar se ylli kosovar ka nisur me terapi, që janë hapi i parë drejt shërimit.

Gjithashtu, Rrahmani nuk pritet të rrezikojë, andaj ylli i “Dardanëve” do të mungojë në ndeshjet e tetorit për kombëtaren e Kosovës. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme