Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, ulë flamurin në gjysmështizë për nderë të policit të vrarë në veri

09:30 | 25 Shtator 2023
E.H

Sot në Kosovë është shpallur ditë zie për nderë të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i cili u vra dje nga një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Për nderë të këtij rasti, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ulur flamurin e Kosovës në gjysmështizë, shkruan Arbresh.info.

Kjo u bë e ditur nga ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara, Xhabir Hamiti përmes një postimi në platformën X.

“Kosova sot mban zi për vrasjen e një polici, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një sulmi terrorist të kryer nga grupet kriminale të Serbisë në komunën e Zveçanit të Kosovës. Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara ka nxjerrë flamurin e Kosovës në gjysmështizë”, ka shkruar Hamiti.

Kujtojmë se mëngjesin e së djelës, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë kurse polici, Alban Rashiti i plagosur, si pasoj e sulmeve terroriste të bandave kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit.

Sipas autoriteteve kosovare, rreth 30 sulmues të maskuar e të armatosur rëndë, ishin vendosur brenda dhe përreth Manastirit të Banjskës.

Gjatë gjithë ditës së djeshme ka pasur sulme të vazhdueshme me armë zjarri në drejtim të njësiti policorë.

Mes tjerash, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se janë vrarë tre sulmues serb dhe janë arrestuar gjashtë të tjerë, si dhe është gjetur dhe konfiskuar një sasi shumë e madhe e armatimit përfshirë këtu eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime e pajisje për barrikada.

Ndërsa sot, në Kosovë është shpallur ditë zie nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani për nderë të vrasjes së policit Afrim Bunjaku./Arbresh.info

lexo edhe:

Policia e Kosovës: Gjendja në veri është e qetë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme