Sot në Tiranë në sheshin “Nëna Tereza”, do të bëhen homazhe për nder të policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku.
Gazetari shqiptar Marin Mema me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ai personalisht do të merr pjesë, duke shtuar se ky homazh nuk ka lidhje me politikën por vetëm me kombin.
“Pa fjalë, pa ngjyra politike e patriotizëm bosh, por me vepra! Sonte në ora 19:00 takohemi tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë! Kosova nuk është vetëm. Sonte në ora 19:00 jepi kohë dashurisë për Kombin! Homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj Kombit! Të ndezim një qiri për shpirtin e një heroi që jetën e dha për të mbrojtur trojet shqiptare! Ky homazh nuk ka lidhje me politikën, por vetëm me Kombin! Vetëm me Kombin.Bëhu pjesë! Sot është dita të jemi bashkë me ngjyrat e flamurit ! Unë do të jem, duhet të jemi të gjithë”, ka shkruar ai.
Sot në Kosovë është shpallur ditë zie nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në nderim të policit të vrarë dje nga bandat terroriste serbe në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjakut./Arbresh.info/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...