Atletico ia shkakton humbjen e parë Realit

23:09 | 24 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Atletico Madrid ka fituar derbin e kryeqytetit spanjoll duke ia dhuruar humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon me rezultat 3:1.

U deshën vetëm katër minuta që Álvaro Morata të zhbllokonte rezultatin.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq për mysafirët, Antione Griezmann dyfishoi epërsinë e vendasve më pak se 15 minuta më vonë për të ngritur turmën vendase në këmbë.

Një raketë Toni Kroos në këndin e poshtëm ndryshoi pamjen e rezultatit në 10 minutat e fundit të pjesës, duke i dhënë jetë Real Madridit teksa dy skuadrat shkonin drejt pushimit.

Kjo jetë do t’i hiqej menjëherë nga Los Blancos pas rifillimit, pasi Álvaro Morata dyfishoi epërsinë e Atletit edhe një herë./Arbresh.info/

Të ngjashme