Google ADS

Kurti: Lavdi Afrim Bunjakut, rrugën që ai e ndriti do ta vazhdojmë pa kompromis

22:22 | 24 Shtator 2023
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot në Samadrexhë të Vushtrrisë familjen e policit të vrarë nga sulmi i bandave kriminale e terroriste ndaj Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, për t’iu shprehur atyre ngushëllime për humbjen e më të dashurit të tyre në krye të detyrës.

“Bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashanin, Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën, dhe kolegë të të ndjerit, Afrim Bunjaku, sot erdhëm që të shprehim ngushëllime si Qeveri e Republikës së Kosovës”, u shpreh kryeministri, i cili theksoi se pikëllimi është i thellë, dhembja është e madhe por edhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificën e Afrimit.

Kryeministri tha se në betejën e Kosovës për rend, ligj dhe kushtetutshmëri, për siguri dhe për paqe, për të drejta dhe liri për të gjithë pa dallim, kundër kriminelëve dhe terroristëve të mbështetur politikisht, financiarisht, logjistikisht nga Serbia, do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës.

“Lavdi Afrim Bunjakut, dhe të gjithë ne zotohemi që rrugën të cilën ai e ndriti me punën e angazhimin po edhe me sakrificën e flijimin, ne do ta vazhdojmë pa kompromis”, përfundoi kryeministri Kurti.

Deklarimi i plotë i kryeministrit:

Bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashanin, Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën, dhe kolegë të të ndjerit, Afrim Bunjaku, sot erdhëm që të shprehim ngushëllime si Qeveri e Republikës së Kosovës.

Pikëllimi është i thellë, dhembja është e madhe por edhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificën e Afrimit. Në betejën e Kosovës për rend, ligj dhe kushtetutshmëri, për siguri dhe për paqe, për të drejta dhe liri për të gjithë pa dallim, kundër kriminelëve dhe terroristëve të mbështetur politikisht, financiarisht, logjistikisht nga Serbia, do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës.

Lavdi Afrim Bunjakut, dhe të gjithë ne zotohemi që rrugën të cilën ai e ndriti me punën e angazhimin po edhe me sakrificën e flijimin, ne do ta vazhdojmë pa kompromis./Arbresh.info

Të ngjashme