Hoxhaj: Vuçiq të mbajë përgjegjësi për sulmin terrorist në Kosovë, nën regjimin e tij po lulëzon ideologjia “Serbia e Madhe”

21:58 | 24 Shtator 2023
L G

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një shkrimi, duke thënë se Aleksander Vuçiq duhet të mbajë përgjegjësi për infiltrimin dhe sulmin terrorist në Kosovë.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ideologjia “Serbia e Madhe” po lulëzon nën regjimin e Aleksandar Vuçiqit.

Tutje, ai ka shkruar se Kosova do të vazhdojë ta kundërshtojë atë, ashtu siç ka bërë me dekada, duke mbrojtur me vendosmëri vlerat euroatlantike të vendit tonë.

“Aleksander Vuçiq duhet të mbajë përgjegjësi për infiltrimin dhe sulmin terrorist në #Kosovë. Ideologjia “Serbia e Madhe” lulëzon nën regjimin e tij. Kosova do të vazhdojë ta kundërshtojë atë, ashtu siç ka bërë me dekada, duke mbrojtur me vendosmëri vlerat euroatlantike të vendit tonë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme