Dioqeza Rashkë-Prizren: Personat e armatosur janë larguar nga Manastiri i Banjskës

20:17 | 24 Shtator 2023
E.G

Dioqeza e Rashkë-POrizren ka njoftuar se situate në manastirin e Banjskës është momnetalisht stabile dhe se personat e armatosur janë larguar nga manastiri.

Sipas njoftimit, është vërejtur edhe prania e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it para portës së hyrjes në oborr të manastirit, shkruan Arbresh.info.

“Dioqeza e Rashkë-Prizren njofton opinionin se gjendja në Manastirin e Banjskës aktualisht është e qetë, ndonëse ende ndihet frika nga ngjarjet e sotme si në rrethinë ashtu edhe në vetë portën e manastirit. Personat e armatosur që depërtuan sot janë larguar nga manastiri dhe aktualisht është vërejtur prania e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it para portës së hyrjes dhe në oborrin e manastirit”, thuhet në njoftim.

“Në konviktin e manastirit ndodhet ende igumeni me vëllezërit e tij, si dhe një grup besimtarësh nga Novi Sadi, mes të cilëve edhe dy fëmijë të mitur. Drejtoria e Manastirit njofton se të gjithë tani për tani janë mirë”./Arbresh.info

Të ngjashme