Sveçla: Tre sulmues të vrarë dhe gjashtë të arrestuar

19:20 | 24 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar në Zveçan aty ku ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës.

Sveçla e ka konfirmuar se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë janë arrestuar, transmeton Arbresh.info.

Këto deklarime ministri Sveçla i bëri për gazetarë pas vizitës që ai i bëri vendit ku u sulmua patrulla policore dhe ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku dhe një polic u plagos.

“Vizituam vendin e ngjarjes, ku pak pas orës tre të mëngjesit, grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë policore, meqë rast vranë rreshterin tonë Afrim Bunjaku. Po ashtu kishim një zyrtarë tjetër të plagosur dhe një të lënduar. Pas kësaj përgjigjja e zyrtarëve policorë të Kosovës ishte e menjëhershme, profesionale për një kohë relativisht të shkurtër e vendosën gjithë këtë territor në kontroll, ajo u bë pas një numri të betejave, ku kishim edhe një zyrtar tjetër të lënduar lehtë”.

Ai ka treguar se Policia ka zbuluar edhe një sasi të madhe të municionit, eksploziv, uniforma, logjistikë dhe ushqime.

“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshëm të rëndë, eksploziv, unifroma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Ata janë përgatitur për të cenuar sovranitetin e Kosovës”, shtuar tutje kreu i MPB-së.

Disa prej personave të arrestuar Sveçla thotë se janë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”

“Ata kanë dështuar falë sakrificës dhe përkushtimit të Policisë së Kosovës. Ky është grup terrorist, duke qenë se kanë qenë të kyçur të në akte terroriste. Disa prej tyre të identifikuar si pjesë e Mbrojtjes Civile”, ka thënë Sveçla./Arbresh.info/

Të ngjashme