Krasniqi vizitoi policin e plagosur nga sulmet në veri

18:34 | 24 Shtator 2023
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka vizituar policin Alban Rashitin, i cili u plagos në sulmin e mëngjesit të sotëm në Banjskë të Zveçanit.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se vullneti dhe vendosmëri e tij për t’i shërbyer atdheut konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar instituticione të shkëlqyeshme të sigurisë.

“Vizitova policin Alban Rashiti, i cili u plagos në sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm, dhe u gëzova që ishte mirë dhe jashtë rrezikut. Vullneti dhe vendosmëria e tij dhe e kolegëve të tij, për t’i shërbyer vendit dhe uniformës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë, na e konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë”, ka shkruar Krasniqi.

“Mirënjohje e falënderim për Albanin dhe të gjithë pjestarët e policisë tonë, të cilët gjithmonë janë në shërbim të Republikës së Kosovës”, shkroi Krasniqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme