Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar sulmet në Banjska të Zveçanit.
Përmes një njoftimi zyrtar kanë dënuar sulmin, por gjithashtu kanë deklaruar se dialogu është rruga drejt stabilitetit.
“Ne dënojmë sulmin e mëngjesit të sotëm (24 shtator) në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit me shumicë serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe plagosjen e policëve të tjerë të Kosovës. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Edhe Ambasada jonë në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë ku dënon sulmin. Për të ulur tensionin në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin, është e domosdoshme që të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga dhuna. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim procesin e dialogut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Statement of the Spokesperson of the Ministry of Foreign Affairs, Ambassador @TanjuBilgic, in Response to a Question Regarding This Morning’s Attack in the North of Kosovo, which Resulted in the Loss of Life of One Kosovo Police Officer https://t.co/fkdOOtNX2t pic.twitter.com/Q0JusHl6Tm
— Turkish MFA (@MFATurkiye) September 24, 2023
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët