Petrovska: Dënojmë sulmet në veri, Mbështesim plotësisht KFOR-in

17:51 | 24 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska ka reaguar pas sulmeve në veri të Kosovës.

Ajo ka shprehur mbështetje ndaj KFOR-it, për të stabilizuar gjendjen në rajon.

“Dënoj ashpër incidentin në Kosovë dhe të gjithë kontribuuesit në të. Udhëheqësit e sotëm duhet të nxisin paqen dhe prosperitetin, jo ndarjen dhe konfliktin. Mbështesim plotësisht KFOR-in dhe aktivitetet e tyre të ardhshme stabilizuese të paqes në rajon”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme