Google ADS

Haradinaj ngushëllon familjen e policit të vrarë: Ra hero në mbrojtje të paqes

17:41 | 24 Shtator 2023
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e policit të vrarë nga sulmet në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Kështu bëri të ditur Haradinaj me anë të një psotimi në Fcabeook, ku tha se Bunjaku ra së mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qyterarëve të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Qëndrova për ngushëllim në familjen e policit të vrarë Afrim Bunjaku, i cili ashtu si heronjtë dikur në luftën për liri, ra hero në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Kosovës.”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info

 

Të ngjashme