Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani mposhti Malishevën me rezultat 3:2, shkruan Arbresh.info.
Armend Thaqi, Nazmi Gripshit, Qëndrim Zyba shënuan për skuadrën nga Suhareka.
Kurse nga mysafirët Drilon Hazrollaj e Aliu gjetën rrjetën.
Pas javës së gjashtë, Ballkani gjendet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa Malisheva në të tretin me nëntë sosh.
Drita ka mposhtur Prishtinën me rezultat të pastër 3:0.
Almir Ajzeraj, Albin Prapashtica dhe Kastriot Selmani gjetën rrjetën.
Drita gjendet në vendin e katërt me nëntë pikë, aq sa ka edhe Prishtina në të pestin, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Feronikelit ’74 luajti një ndeshje emocionuese me Lirinë, duke fituar 5:3.
Junior Petrus, Festim Alidemës dhe Prins Tjiuesa shënuan për Lirinë, derisa te Feronikeli ’74 realizuan Bashare Razack, Jakup Berisha, Florent Avdyli.
Liria gjendet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë, ndrysa Feronikeli ’74 është në të tetin me gjashtë sosh./Arbresh.info/
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...