Situata në veri, Gjermania nis emisarin e saj në Kosovë

17:28 | 24 Shtator 2023
E.G

Zyra e Jashtme e Gjermanisë ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Me anë të një postimi në “X”, kjo zyrë ka thënë se grupet ilegale duhet të ndalen dhe se autorët duhet të mbahen përgjegjës, shkruan Arbresh.info.

Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës . Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.”, ka shkruar Zyra e Jahstme Gjermane.

Tutje bëhet e ditur se është nisur për në Kosovë, deputeti i Parlamentit Evropian dhe i dërguari I Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin./Arbresh.info.

Të ngjashme