Google ADS

Sveçla: Lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë policëve për rend, ligj dhe siguri në veri, nuk do të ndalet

17:08 | 24 Shtator 2023
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se rreshteri, Afrim Bunjaku ka rënë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit terrirorial të Republikës.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se lufta dhe përpjekja e tij dhe e gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend dhe ligj nuk do të  ndalet, shkruan Arbresh.info.

“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet”, ka shkruar Sveçla.

“Lavdi Heroit Afrim Bunjalku!”, përfundoi ai./Arbresh.info.

Të ngjashme