Policia konfirmon vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një personi dhe katër të tjerëve të kapur me radiolidhje

16:44 | 24 Shtator 2023
E.G

Policia e Kosovës ka në konfirmuar se deri më tani janë vrarë tre sulmues, është arrestuar njëri nga sulmuesit ashtu si dhe katër të tjerë të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe janë identifikuar një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Sulmuesit sipas Policisë, cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu Policia njofton se, si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.

Njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të  kalibrave të ndryshëm.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme.

Hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme