Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se bisedimet ndemjet Kosovës dhe Serbisë kanë arritur në një “rrugë pa krye”, pasi janë bërë të njëanshme.
Kurti ka dhënë një intervistë për “The Guardian” para tensioneve në veri të vendit, transmeton Arbresh.info.
Kurti e përshkroi takimin e fundit të dështuar më 14 shtator mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si një debakël dhe tha se i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak, kishte “humbur neutralitetin”.
“Nuk ka ecje më tej me këtë metodë. Takimi i 14 shtatorit tregoi kufijtë e metodave të vjetra”, tha Kurti.
Ai e akuzoi Vuçiqin për ofendime ndaj tij gjatë bisedimeve, të cilat ai tha se ishin bërë një dukuri e rregullt.
“Ai shpesh gjatë këtyre dy viteve ofendon dhe shan serbisht. Kam kërkuar nga ndërmjetësit ta ndalojnë dhe ta dënojnë, por kjo nuk ndodh kurrë”, tha Kurti.
Kurti nuk ka specifikuar se çfarë epitetesh ka përdorur presidenti serb kundër tij.
“Ai është si një bullizues në shkolle të cilit i jepet nderime nga administrata e shkollës, përveç se në këtë rast dhunuesi i shkollës kreu gjenocid dhe është një aleat i vendosur i [Vladimir] Putinit”, tha Kurti.
Zyra presidenciale e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesave për koment.
Ndërmjetësuesit evropianë menduan se kishin arritur një përparim në shkurt, kur Vuçiq dhe Kurti u takuan në Bruksel dhe ranë dakord për një “rrugë drejt normalizimit”.
Sipas marrëveshjes, të dy vendet do të njihnin pasaportat, flamujt dhe simbolet e njëri-tjetrit, Serbia nuk do të kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe Kosova do të “siguronte një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.
Pavarësisht se miratoi verbalisht dokumentin e Brukselit dhe një aneks zbatimi muajin pasardhës në një takim të veçantë në Liqenin e Ohrit të Maqedonisë së Veriut, Vuçiq refuzoi të nënshkruante dhe u tërhoq menjëherë pas kësaj, duke nxitur mosbesim në Kosovë.
Pasi zyrtarët e BE-së përshëndetën Liqenin e Ohrit si një sukses, Vuçiq u shfaq në televizionin serb për të siguruar ndjekësit e tij se nuk kishte nënshkruar asgjë sepse “kam dhimbje torturuese në dorën time të djathtë”, duke shtuar: “Ajo dhimbje pritet të vazhdojë për katër vjet”.
Jo shumë kohë pas kësaj, në prill, Beogradi e shkeli drejtpërdrejt marrëveshjen e Ohrit duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Që kur shpërtheu lufta në Ukrainë, Kosova beson se prioriteti ka ndryshuar për të siguruar që Serbia të mos bjerë më tej nën ndikimin e Rusisë.
Ajo pretendon se BE-ja dhe SHBA-ja kanë përqendruar kritikat e tyre në qeverinë e Kurtit për mos themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe për t’i dhënë zonave serbe më shumë autonomi.
Lexo intervistën e plotë në “The Guardian”./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?