Gani Bunjaku, xhaxhai i policit Afrim Bunjaku që u vra në orët e para të mëngjesit në veri, ka kërkuar që deklarata e djalit të tij, drejtuar kryeministrit Kurti, të mos keqinterpretohet.
Ai e ka quajtur hero, policin e ndjerë, për të cilin tha se e ka ndjerë veten krenar që i ka shërbyer vendit të tij.Bunjaku pati falënderime ndaj institucioneve për kujdesin dhe ndihmën ndaj familjes së tyre.
“Falënderoj shtetin se është i interesuar me na zvogëlu dhimbjen dhe me na ndihmu në çdo mënyrë. Jam falënderues ndaj gjithë atyre që vijnë dhe na ngushëllojnë”, tha fillimisht Bunjaku.
Ai kërkoi që deklaratat të mos keqinterpretohen, teksa e quajti krenari mbrojtjen e sovranitetit.
“E pashë se i intervistuari ka qenë djali im, e pashë se shumë njerëz po e keqinterpretojnë. Le të merret për bazë statusi që e ka bërë në Facebook. Krenari është ta mbrosh çdo pëllëmbë të këtij shteti tonë që me vonesë e kemi fituar dhe ta mbrojmë me çdo pikë të gjakut”, tha Gani Bunjaku.
Ai ka treguar edhe për bisedat që ka pasur me të ndjerin, Afrim Bunjakun, për të cilin tha se ka shkuar me krenari në shërbim të atdheut.
“Jam mixha më i vogli i tij. Gjithherë kam pas kontakte me të kur ka shkuar dhe kam biseduar me të dhe ka thënë se ‘krenar po e ndiej vetën që po shkoj atje dhe po i shërbej vendit tim’ dhe me vullnet ka shkuar dhe faktikisht u vërtetua se edhe Zoti ka dashtë që atë ta shpërblejë me titullin e heroit të Kombit dhe do të jetë hero i Kombit”, tha Bunjaku./eo
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...