Droni ukrainas ka goditur ndërtesën administrative në qendër të Kursk në Rusi, kanë bërë të ditur autoritetet ruse.
Ukrainska Pravda raporton duke u thirrur në burime brenda kundërzbulimit ushtarak, njoftoi se droni goditi ndërtesën e shërbimit sekret rus e njohur si FSB, transmeton Telegrafi.
Muajve të fundit Kievi po kryen pothuajse çdo ditë sulme mbi qytetet ruse në kuadër të kundërofensivës ukrainase, kundër forcave pushtuese ruse.
Kursk gjendet rreth 90 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Në Kursk droni ukrainas sulmoi ndërtesën administrative në qendër.
Këtë e ka konfirmuar në Telegram, Roman Starovoyt, guvernatori i rajonit rus Kursk.
Ai theksoi se kulmi i ndërtesës është dëmtuar, ndërsa ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Droni ukrainas muajin e kaluar shkaktoi dëme të mëdha materiale në stacionin hekurudhor në Kursk, ku u plagosën pesë persona.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...