Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me sulmet në Banjskë të Zveçanit, ku ka theksuar se Policia e Kosovës është duke u ballafaquar me një formacion ushtarako-policor që kanë ardhur të luftojnë në Kosovë.
Ai ka folur edhe për konfiskimet dhe sekuestrimin e armatimit që u bë në dy raste të ndara nga Policia e Kosovës në Zveçan, raporton Klan Kosova.
“Në mënyrë të njëanshme ne kemi zvogëluar praninë e Policisë së Kosovës në në tri komunat veriore, dy here nga 25%, këtë e kemi bërë për të treguar vullnetin tonë të mirë”, ka thënë Kurti.
“Unë besoj që kur shikojmë këto fotografi, duhet të na kujtohet konfiskimi i municionit dhe armatimit edhe në fund të qershorit edhe tash së fundmi që u bë në Zveçan. Tash në Zveçan po vijnë persona që duan luftë”, ka shtuar ai.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi