Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media rreth situatës në veri ku edhe u vra një polic i Kosovës sot.
Kurti iu bëri thirrje sulmuesve që të dorëzohen.
“Unë iu bëj thirrje që të gjithë atyre edhe si formacion edhe si individë që t’i dorëzohen organeve të sigurisë, të cilët kanë vendosur perimetrin rreth atyre në Banjskë”, tha Kurti.
Ai theksoi se të barrikaduar brenda Manastirit kanë mbetur 30 persona, të cilët janë të armatosur me armë jo të zakonshme, të cilat nuk i takojnë organeve të sigurisë së Kosovës.
Këta persona i ngjajnë një formacioni i cili ka ardhur të luftoj në Kosovë.
I pari i ekzekutivit shtoi se këta posedojnë edhe zolla edhe autoblinda të stacionuar para Manastirit.
Albin Kurti, i ka paraqitur edhe disa pamje nga afër duke treguar edhe lëvizjen e personave të dyshuar që sulmuan policinë./Klankosova.tv
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...