Google ADS

Ambasadori gjerman për vrasjen e policit: Autoret duhet të dalin para drejtësisë, sundimi i ligjit duhet të zbatohet

11:14 | 24 Shtator 2023
E.H

Pas vrasjes së një polici dhe plagosjen e një tjetri, ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se autorët e këtij sulmi duhet të dalin të dalin para drejtësisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Rohde tha se e mbështet plotësisht deklaratën e homologut të tij amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili më herët tha se ShBA-ja i dënon sulmet e orkestruara ndaj policisë.

“Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policit të vdekur dhe për policët e plagosur të Policisë së Kosovës”, shkroi Rohde./Arbresh.info

Të ngjashme