Vrasja e policit në veri, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

10:03 | 24 Shtator 2023
E.H

Pas sulmeve në veri të vendit, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë vjen pas vrasjes së një polici të Kosovës në fshatin Bërnjak në veri dhe plagosja e një tjetri nga grupet kriminale serbe.

Ky akt, ka ngritur reagime të shumta nga të gjithë krerët e shtetit./Arbresh.info

Lexo edhe:

Detaje nga vrasja e një polici në veri dhe plagosja e një tjetri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme