Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka publikuar fotografinë e policit të vrarë në veri.
Pacolli policinë e vrarë e ka quajtur hero, ndërsa ka kërkuar të trajtohet rasti, shkruan Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, tutje Pacolli ka thënë se opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente
“Gjatë natës ka mbetur i vrarë njëri prej policëve tanë hero, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër është plagosur. Ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë. Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente!”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...