Vela: Persona të unfiromuar të Serbisë janë futur 15 kilometra brenda Kosovës, Vuçiq do të dështojë

08:59 | 24 Shtator 2023
E.H

Blerim Vela, shef i stafit në Kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se persona me uniformë të Serbisë e me automjete të blinduara, janë futur 15 kilometra brenda territorit të Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Vela tha se presidenti serb, Alekasandar Vuçiq i është drejtuar një agresioni të paparë ndaj Kosovës dhe sipas tij, ai do të dështojë, shkruan Arbresh.info.

“Burrat e vegjël jeshilë të Serbisë me automjete të blinduara janë 15 km brenda territorit të Kosovës (Banjska), ku një sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës rezultoi në një të vrarë dhe një tjetër të plagosur. Vuçiq i është drejtuar një agresioni të paparë ndaj 🇽🇰. Ai do të dështojë!”, ka shkruar Vela.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, si pasoj e një sulmi me armë zjarri, granata dorë e zollë, një polic i Kosovës ka mbetu i vrarë e një tjetër i plagosur në veri të vendit./Arbresh.info

Lexo edhe:

Detaje nga vrasja e një polici në veri dhe plagosja e një tjetri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme