Moti sot në Kosovë, parashihet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufeshë

07:25 | 24 Shtator 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se qielli sot do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjajshme në gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta.

Sa i përketë situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme