Behgjet Pacolli është duke marr pjesë në Asamblenë Gjenerale të OKB, ku ka mbajtur disa takime.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Zimbabwe ka njohur pasaportën e Kosovës.
“Gjatë qëndrimit tim në Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për vendin. Takime të nivelit të lartë zhvillova me presidentin e Zinbabvesë Emerson Mnangagwa të cilin e falënderova për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, ai deklaroi se lobimi për Kosovën duhet të shndërrohet në prioritet.
Një delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udhëheqjen e organizatës botërore të të rinjve. Lobimi për Kosovën duhet të shndërrohet në prioritet, veçanërisht në situatën e vështirë në të cilën gjendet vendi ynë. Falënderoj mikun e vlefshëm, presidentin e Republikës se Kenyas i cili pothuajse çdo ditë më mundësoi të takoj President dhe delegacione te vendeve te ndryshme ku pata mundësinë të promovoj Kosovën ndërkombëtarisht duke shfrytëzuar edhe zyrat e misionit të përhershëm të Kenyas në OKB”./Arbresh.info/
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...