Google ADS

Zjarr në dalje të Prizrenit, rrezik për qarkullimin e automjeteve

19:37 | 23 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Një zjarr ka shpërthyer në dalje të Prizrenit, duke vënë në rrezik automjetet në rrugën Prizren- Reçan.

Këtë për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka konfirmuar se zjarrfikësit janë ne vend ngjarje, por nuk kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Ju informojë për një zjarr në Prizren, nga i cili fillimisht janë djegur bar i thatë dhe shkurre, tani zjarri ka kapluar edhe pjesën e pishave dhe është në përmasa më të mëdha dhe mund të paraqes rrezik për qarkullim te automjeteve në rrugën Prizren- Reçan. Zjarrfikësit janë ne vend ngjarje, por deri në këto momente nuk kanë mundur ta lokalizojnë zjarrin. Për rastin janë informuar polici hetues si dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar te iniciohet rast incident zjarri”, ka thënë ai./Arbresh.info

 

Të ngjashme