Google ADS

Kuka kritikon Gjakovën e Fazliun: Luftuan dobët dhe pa asnjë ide

16:27 | 23 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka mbetur i pakënaqur nga paraqitjet e disa nga xhudistëve kosovarë në Grand Slamin e Bakut.

Nora Gjakova dje fitoi medaljen e artë, ndërsa Distria Krasniqi të argjendtën, shkruan Arbresh.info.

Derisa nga ana tjetër, Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova mbetën pa medalja.

E një gjë të tillë e ka kritikuar Kuka, i cili ka shkruar në një postim në Facebook se nuk është pritur një performancë kaq e dobët.

“Loriana fitoj një ndeshje aq sa edhe Laura që ishte favorite për medalje të artë por që sot ishte shumë e dobët! Loriana provoj por smjaftoj,Akili njejtë si Laura luftoj dobët dhe pa asnjë ide. Dje ishte ditë e shkelqyeshme e sot e zbehtë,pritjet ishin më të mëdha sidomos prej Laures. Të dominosh në Masters e të performosh kaq zbehtë këtu diçka nuk funksionoj sot”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme