Muriqi shënon në humbjen e thellë të Mallorcas

16:07 | 23 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Vedat Muriqi ka arritur të gjej golin për të dytën ndeshje rradhasi, por nuk arriti ta ndihmoj skuadrën e tij të evitoj humbjen.

Mallorca u mposht nga Girona me rezultat 5:3, transmeton Arbresh.info.

Ishte pikërisht reprezentuesi i Kosovës që zhbllokoi rezultatin, duke shënuar në minutën e katërt nga penalltia.

Por, vetëm në pjesën e parë vendasit shënuan katër herë për të përmbysur rezultatin.

Lopez, Dovbyk, Martin e Herrera shënuan në 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë përballja ishte më e afërt me Mallorcan që shënoi dy herë me anë të Abdon Prats.

Derisa golin e pestë për Gironan e shënoi Savio.

Girona janë në vendin e parë në La Liga, por kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar se Barcelona e Real Madrid, derisa Mallorca janë në vendin e 15 me vetëm një fitore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme