Komisionari i Bashkimit Evropian për Tregti, Valdis Dombrovskis, e ka konsideruar marrëdhënien tregtare të bllokut evropian me Kinën si “shumë të pabalancuar”, mirëpo e ka bërë me dije se BE-ja nuk dëshiron t’i shkëpusë lidhjet me këtë fuqi aziatike.
Ai i ka bërë këto deklarata në një vizitë katërditore në Kinë.
Ai ka thënë të shtunën në Shangai se deficiti tregtar i bllokut shkon në deri 400 miliardë euro brenda vitit. Dombrovskis e ka mbrojtur qëndrimin e BE-së për ta minimizuar varësinë strategjike ndaj Kinës.
“Mirëpo, më lejoni ta theksoj se ulja e varësisë nuk nënkupton shkëputje. BE-ja nuk ka synime të ketë shkëputje me Kinën”, ka thënë ai.
Komisionari i BE-së pritet të takohet të hënën në Pekin me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng, ku pritet të ketë diskutime për disa hetime të BE-së lidhur me mbështetjen e ofruar kineze për prodhim të disa makinave elektrike.
BE-ja e akuzon Kinën se është duke e ulur çmimin e këtyre makinave përmes subvencioneve të mëdha, dhe në këtë mënyrë është duke e krijuar një treg të padrejtë.
Pekini, në anën tjetër, e kritikon BE-në për shkelje të rregullave ekonomike tregtare./euronews
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë