Rivendoset ndriçimi publik në rrugën “Tahir Zajmi”

10:17 | 23 Shtator 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë rivënë në funksion ndriçimin publik në këtë rrugë ku gjenden Shkollat e Mesme, Kompania “Pastrimi” e “Trafiku Urban”.

Me anë të një postimi në Facebook, i pari i Prishtinës shkruan se janë duke punuar vazhdimisht që ta ndriçojnë çdo rrugë të Prishtinës.

“Larguam errësirën në rrugën “Tahir Zajmi”. Sapo rivumë në funksion ndriçimin publik në këtë rrugë ku gjenden Shkollat e Mesme, Kompania “Pastrimi” e “Trafiku Urban”. Po punojmë vazhdimisht që të ndriçojmë çdo rrugë të Prishtinës. Drejtoria e Shërbimeve Publike”, ka shkruar Rama./Arbrsh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme